17 vjecari i sëmurë, miqtë dhe familja protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë

0
218

Familjarët dhe shokët e Roland Nikajt, 17-vjeçari nga Shkodra i cili rrezikon jetën çdo moment kanë dalë sot në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata mbanin në dorë një banderolë të madhe ku shkruhej “Duam jetën e shokut tonë”. Të rinjtë kanë bërë apel për ndihmë dhe i kanë kërkuar qeverisë të shpëtojë Rolandin duke e çuar jashtë vendit për kurim. “Kërkojmë nga qeveria të shpëtojë jetën e Rolandit duke e dërguar jashtë vendit. Mjekët na kanë gënjyer deri tani kur gjendja e tij është kritike, koha s’pret më. Kryeministri duhet të reagojë”, kanë thënë shokët. Babai i Rolandit, Pashku thotë se djali i tij është drejt vdekjes për një operacion të thjeshtë por që nuk bëhet në Shqipëri. “Aparati i frymëmarrjes i bllokuar 75%. Është çështje ditësh për t’i shpëtuar jetën djalit. Spitali i Traumës më ka borxh muajt që më sorollatën kot pa zgjidhje. I kërkoj prokurorisë të hetojë ngjarjen. Fëmija po më vdes për një operacion të thjeshtë që zgjat vetëm një orë po që nuk bëhet në Shqipëri. Kërkoj nga kryeministri që t’i shpëtojë jetën djalit tim dhe ta dërgojë fëmijën si rast urgjent”, ka thënë Pashk Nikaj. 17-vjeçari vuan nga një traumë e rëndë në laring, shkaktuar pas një aksidenti me motor, çka po i zvogëlon çdo ditë e më shumë frymëmarrjen. Mjekët thonë se për t’i shpëtuar jetën djalit ka vetëm një kurë, vendosja e një stende në trakenë e ngushtuar, operacion që nuk realizohet në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here