Thashethemet për një lidhje të mundur mes Leonardo di Caprio dhe Nina Agdal janë përhapur javë më parë dhe tashmë duket se gjërat u vërtetuan. Është vetë aktori Leonardo di Caprio që ka vërtetuar spekulimet që janë bërë për një lidhje mes tij dhe modeles Nina Agdal. 41 vjeçari dhe 24 vjeçarja janë parë në pushime në Malibu, duke kaluar një ditë romantike në plazh. Aktori hollivudian dhe modelja holandeze dukeshin mjaft tw afërt së bashku, teksa u fotografuan duke u puthur.