Pak pasi policia franceze ekzekuton Mohamed Lahouaiej Bouhlel, arreston një person të dytë afër kamionit.
Në imazhet e videos së publikuar shihet që shumë oficerë policie prangosin një person të paidentifikuar dhe më pas e marrin me pranga në duar. Policia po heton për të zbuluar nëse 31-vjeçari ka pasur bashkëpunëtorë në sulmin e tij ku humbën jetën 84 persona. Pak pas sulmit u fol për ndjekjen e një të dyshuarit të dytë, por më pas nuk pati asnjë saktësim. Nga ana tjetër, dëshmitarët kanë rrëfyer se Bouhlel ka shkëmbyer zjarr me policinë para se të mbetej i vrarë.
http://www.dailymotion.com/video/x4kdbhg_640x360-9069633905685609587_news