INTERVISTA/ Flet Alma shqiptarja e videos: Shoferi thirri Allahu Ekber

0
143

Tronditja në zërin e saj është e thellë. Gati asfiksuese. Aq sa emocionet e mbysin herëpashere telefonatën me Nicën e largët, shkruan “Opinion”.

Aty ku shqiptarja Alma Rama por edhe shumë të tjerë që kishin dalë të shikonin fishekzjerret e Ditës Kombëtare të Francës, përjetuan një nga masakrat më të përbindshme njerëzore. Atë që sdo ta priste askush: një kamiion frigoferik që ecën për gati 2 km përgjatë lungomares dhe lë me vetëdije 87 të vdekur dhe shumë të tjerë që janë ende në luftë me vdekjen. Atë moment që Alma do ta sillte nëpërmjet një video tronditëse, që shpejt u bë virale në rrjetet sociale. Ku vajza vetëm pak sekonda pas konsumimit të tragjedisë, kërkonte me dëshpërim motrat dhe nënën e saj. Por që sidoqoftë nuk e ka penguar të rifillojë sot jetën aty ku e la. Të hapë dyqanin ku punon si edhe të flasë ekskluzivisht për Opinion.al për atë çka ngjau mbrëmë në lungomaren e Nicës….

INTERVISTA

Alma përshendetje. Ky është një moment tejet tronditës për ty dhe për të gjitha ata që u gjendën protagonistë të një masakre të tillë. Fillimisht si u gjendët në vendngjarje?

Ishim duke parë festën e fishezjarreve që i paraprin Festës Kombëtare. 10 minuta para se të mbaronte mua mu bllokua telefoni. Mu duk diçka e çuditshme. Motra ndërkohë po xhironte dhe ne po i drejtoheshim qendrës, kjo pasi unë jetoj afer detit. Dua të saktësoj që motra e vogël dhe mami kanë ardhur me pushime, ndërsa unë dhe motra ime e madhe jetojmë në Nicë. Në momentin që po i drejtoheshim qendrës, po i thoja motrës të hamë dicka. Dhe u drejtuam te kazinoja e famshme. Ku kishte edhe një koncert. Nuk ishte ndonjë muzike e bukur. Dhe i thamë mamit që të kalonim në anën tjetër. Në këtë moment motra ime e pa kamionin dhe e xhiroi sepse ju duk e çuditshme. E xhiroi kamionin sepse ndërkohë po xhironte koncertin. Në këtë moment kuptuam që diçka nuk po shkonte….

Dhe çfarë ndodhi më tej….

Dëgjuam thirrjet Allahu Ekber Allahu Ekber.

Mami ndërkohë pa njerëzit e shtrirë në tokë. Ishte një masakër e vërtetë. Kamioni na erdhi nga krahu tjetër i lungomares pasi ndryshe edhe ne mund ta kishim pësuar. Menjëherë kemi vrapuar dhe aty kemi humbur njëra-tjetrën. U futëm në kazino me mendimin për t’u fshehur në parking. Pastaj policia na hapi portën e madhe të hekurit, ku kemi shkuar në shtëpi. Nuk e di. Ai moment kur nuk pashë motrën me vete ka qenë i frikshëm. Deri në momentin kur u bëmë të katërta bashkë në shtëpi nuk u besoja syve. Po ju them që kam ecur gjithë kohës me mendimin që po eci kot, po vdes. Kur ishim të katërta nuk më besohej.. Pastaj filluam të mernim shoqërinë, njëri-tjetrin ku ishin.

Më pas më mori në telefon pronari. Ai kishte xhiruar gjithçka nga ballkoni i tij.

Alma ju e njihni zonën. Më thatë që kini katër vite që jetoni dhe punoni në Nicë.

Si është e mundur që një kamion i tillë të futet deri në brendësi të lungomares dhe të ecë gjatë pa u pikasur nga forcat e policisë….?

Nuk arrij ta kuptoj se si mundet një kamion i tillë të futet në lungomare. Sepse deri në vendin ku ka ndodhur masakra ka ecur 2 kilometra. Unë në fillim kam kujtuar se ishin të pirë. Kurse policia po e ndiqte… Ishte e çuditshme, ndërkohë që në Promenade nuk lejohen të lëvizin makina dhe jo më të ecin kaq gjatë.

Si është dita sot në lungomaren e Nicës?

Sot të gjitha shërbimet që janë në vijën e parë të lungomares apo Promenades jane te gjitha te mbyllura. Janë të hapur vetë supermarketet në krahun tjetër të Lungomares…Ndërkohë që ka akoma trupa përgjatë lungomares të cilët janë mbajtur aty mesaduket për ekzaminim nga policia.opinion

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here