Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka reaguar ashpër pas propozimit të përsëritur të Edi Ramës ndaj PD-së duke quajtur atë një tallje dhe njën provokim ekstrem ndaj opozitës. Sipas Bregut, tashmë është koha që PD ta sfidojë Edi Ramën nje propozim konkret dhe te pranueshem nga SHBA sepse vetëm kështu sipas saj mund të çirret maska Edi Ramës që sipas saj hiqet si i përvëluar për të bërë Reformën në Drejtësi
Reagimi i plotë i Majlinda Bregut
Une mendoj se Kryeministri po tallet me shqiptaret!
Propozimi i tij i “ri” dje eshte nje provokim ekstrem ndaj opozites dhe qendrimi yne s’mund te jete kaq pasiv.
Ne s’mund te vazhdojme te kerkojme konsensusin e Edi Rames nderkohe qe SHBA permes ambasadorit Lu na thote: propozimi eshte i papranueshem.
Ne s’mund te lejojme qe kjo tallje e re e Kryeministrit te vazhdoje si avaz i ri i kenges te vjeter, nderkohe qe edhe me i durueshmi nga te gjithe ambasadori amerikan u shpreh i lodhur me te gjithe dhe refuzues ndaj talljes se Edi Rames!
Ne keto kushte, ne duhet ta sfidojme Kryeministrin me nje propozim konkret dhe te pranueshem nga SHBA.
Pastaj te shohim se per sa presje do nxjerre bishta njeriu qe po fiton padrejtesisht kredon si i perveluar per reformen ne drejtesi!
Me kete rast shpetojme nga “murosja” edhe dy kreret e Partive dhe shpetojme edhe ne nga nje legjende e re Rozafe brenda mureve te Pallatit te Kongreseve…