Imami Elvis Naçi, ka dënuar ashpër sulmet terroriste në Francë, ndërsa ka ngushëlluar familjet e viktimave. Naçi ka bërë thirrje që e gjithë bota duhet të ngrihet njëherë e mirë kundër këtyre barbarëve që po godasin njerëzimin me akte djallëzore në emër të fesë, por që vetëm fe nuk është.
“Ngushëllime familjeve te viktimave te pafajshme ne France, duhet te ngrihemi ne këmbë te gjithë për te ndërprerë nje here e mire çdo dore Djallëzore kudo qe godet me akte çnjerëzore, Paqe për njerëzit ne Turqi, France, Siri dhe kudo. Te jemi te gjithë bashke kundra çdo akti terrorist dhe ekstremiste sa nuk është vone. Zot mundësoi paqe atje ku ka lufte dhe na ruaj nga lufta atje ku ka paqe! Amin”, ka shkruar Naçi në llogarinë e tij në Facebook.