Erdogan: Kryengritja dhuratë nga Zoti, do e pastroj ushtrinë nga elementet terroriste

0
176

Presidenti turk Erdogan deklaron se ushtria ka tentuar ta vrasë.

I shoqëruar nga dhëndri i tij dhe ministri i energjisë, Berat Albayrak, Presidenti turk ka dalë në një konferencë për mediat në orët e para të mëngjesit .

“Është ora 4:30 e natës, por miliona turq janë në rrugë”, tha ai, i ulur përballë kamerave.

Erdogan tha se vetëm pak pasi kishte ikur hoteli i tij në Marmaris ishte bombarduar nga ushtarakët. Ai drejtoi gishtin pa asnjë dyshim nga njeriu që sipas tij është mbrapa operacionit ushtarak.

“Kjo vërtetoi edhe një herë se lëvizja Gylen është në fakt një organizatë e armatosur terroriste”, tha ai.

“Kjo kryengritje është një dhuratë nga Zoti”, tha ai. “Do të na ndihmojë të pastrojmë ushtrinë prej këtyre lloj elementësh”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here