Pse dështoi grushti i shtetit në Turqi! A u planifikua gjithçka në Amerikë?

0
143

Për disa orë rresht, mijëra ushtarë turq morën në kontroll zonat kryesore të Ankarasë dhe Stambollit për të tentuar grusht shteti ndaj qeverisë aktuale.Kishte pak shenja të Presidentit Rexhep Erdogan në kohën kur puçistët hynë në ndërtesat zyrtare dhe median shtetërore. Ata kishin nevojë të siguronin mbështetjen e publikut dhe veçanërisht të pjesës më të madhe të ushtrisë.

BBC ka publikuar një artikull në të cilin tregon se përse dështoi komploti i një pjese të ushtrisë kundër Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.Pse dështoi grushti i shtetit në Turqi Kryeministri Binali Yildrim dukej që ishte prijësi i rezistencës së grusht shtetit, por shumica e turqve e dinë se është Erdogani, ai që shfaqi shenja të fuqisë që planifikonte ta shtrinte atë kundër grusht shtetit. Nëse donin suksesin e grushtit të shtetit, puçistët duhej ta mbanin larg fotografinë e tij dhe këtë nuk ia dolën ta bënin. ‘Unë jam komandanti’

Kryeministri Binali Yildrim dukej që ishte prijësi i rezistencës së grusht shtetit, por shumica e turqve e dinë se është Erdogani, ai që shfaqi shenja të fuqisë që planifikonte ta shtrinte atë kundër grusht shtetit. Nëse donin suksesin e grushtit të shtetit, puçistët duhej ta mbanin larg fotografinë e tij dhe këtë nuk ia dolën ta bënin. ‘Unë jam komandanti’ dëgjohej Erdogan në një video”.

Kur batica u kthye

Me orë të tëra ishte e paqartë se ku ishte Erdogani. Raportohej se ishte në pushime në Marmaris, thellë në jug-perëndim të Turqisë. Batica u kthye për presidenti u shfaq në aeroportin “Ataturk” në Stamboll dhe dha një konferencë për mediat sfiduese. “Në momentin që ai preku tokën e Stambollit, ishte e qartë se qeveria po merrte kontrollin dhe kishte përkrahjen e figurave kryesore të ushtrisë. Ankaraja, qytet në të cilin ndodhet qeveria e tij, nuk ishte e sigurt, por në Stamboll ai i foli direkt Turqisë. “Ishte akt i tradhtarëve dhe rebelëve”, tha Erdogan gjatë fjalimit të tij. Ilnur Cevi, këshilltar presidencial më vonë tha se grusht shteti ishte mposhtur me dëshirën e popullit turk. Është e qartë se ishte tentativë për grusht shteti, por situata ndryshoi shpejt në favor të qeverisë dhe Erdogani kërkoi nga qytetarët që të dalin nëpër rrugët e Ankarasë dhe Stambollit dhe këtë e bënë ata.

Kontrolli i mesazheve

Në realitet, ushtarët që morën në kontroll studiot e TRT-së tentuan që t’i nxirrnin jashtë punonjësit e televizionit, dhe ata vazhduan transmetimin duke urdhëruar prezantuesen që të lexonte deklaratën e grusht shtetit. Por plani i komplotistëve me mediet dështoi pasi Erdogani përsëri u shfaq në një video thirrje, duke kërkuar nga turqit që të dalin në rrugë. Presidenti ka qenë me fat. Ai tha se hoteli ku po qëndronte është bombarduar nga komplotistët.

Grusht shteti pa përkrahje

Që të ketë sukses një grusht shteti, duhet të ketë përkrahjen e plotë të ushtrisë. Një numër i madh i tyre ishin të përfshirë, por gjenerali kryesor Gen Hulusi Akar, nuk ishte pjesë e grushtit të shtetit, as shefi i ushtrisë në Stamboll, që mori në dorë komandën kur Gen Akar po mbahej peng nga komplotistët. Grushti i shtetit nuk kishte përkrahje as politike as publike. Liderët thanë se Turqia ka parë mjaftë grusht shtete dhe nuk donin që të përsëritej e njëjta histori.

Ku ishin puçistët?

Ata janë një fraksion brenda ushtrisë, dhe figurat ushtarake thonë se ata janë një grup i vogël brenda Armatës së Parë, selia e të cilit është në Stamboll. “Ata nuk përfaqësojnë shumicën e ushtrisë”, thotë Fadi Hakura, i cili beson se dështimi i tyre për grusht shteti është dëshmi që puçistët nuk gëzojnë më mbështetjen e gjerë që dikur kishin në Turqi. Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar për një kohë të gjatë se mund të kishte grushte shteti dhe në vitet e fundit qeveria e tij ka tentuar të spastrojë ushtrinë dhe policinë nga figurat që ai dyshon.

Mund të ketë qenë e gjitha kjo e planifikuar në Amerikë? Presidenti Erdogan ka akuzuar prej vitesh një ish-aleat, Fethullah Gulen, për komplot kundër tij. Dyshja u nda dhe Gulen shkoi në mërgim në SHBA. Dhe nuk ka humbur kohë presidenti turk për të fajësuar një “shtet të paralel”, një referencë e qartë ndaj rivalit të tij. Vetë Lëvizja Gulen e mohoi përfshirjen në ngjarjen e djeshme. Një grup pro-Gulenit tha se e cilësonte tentativën për grusht shteti “të çuditshme dhe interesante”, por tha se refuzonte çdo sulm ndaj demokracisë. Megjithatë, qeveria ka vepruar shpejt për të pezulluar pesë gjeneralë dhe 29 kolonelë të cilët ata thanë se ishin të lidhura me “shtetin paralel”, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolu. /BBC

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here