Shijaku 1 muaj pa ujë të pijshëm, deputeti Cara: Investimet fasadë e ‘Rilindjes’

0
181

– Deputeti i PD të Durrësit Igli Cara ka denoncuar mungesën e ujit të pijshëm në qytetin e Shijakut, prej një jave. Situata rëndohet edhe më shumë në kushtet ekstreme të një vape përvëluese. Për këtë gjendje kanë protestuar një grup anëtaresh të PD me në krye deputetin Igli Cara, të cilët kanë evidentuar gjendjen e rëndë që është krijuar ne kushtet kur ne qytet po bëhen investime milionëshe jo për të përmirësuar cilësinë e jetë së banorëve. Këto investime theksoi Deputeti Cara janë thjesht fasadë e “Rilindjes”. Ata theksojnë se kanë javë të tëra pa u furnizuar me ujë të pijshëm, por dhe kur u shkon ky ujë ai është i tej ndotur, pasi tubacionet e ujërave të pijshëm me ato te ujërave te zeza janë përzierë pasi nuk janë mirëmbajtur. Banoret thonë se edhe për të sjellë ujin në banesat e kësaj lagjeje që është në qendër të qytetit, atyre u kanë kërkuar që të paguajnë vetë tubacionet. Ndërkohë sipas amvisave te Shijakut, fëmijët që konsumojnë ujërat e ndotura kanë mbetur spitaleve. Bizneset për të përballuar situatën janë të detyruar ta blejnë ujin me 3-fishin e çmimit. Problemi i ujit te pijshëm që mungon në Shijak, e ka rënduar jetën e këtyre banoreve. Të cilët thonë se tashme kjo gjendje do kohe te riparohet pasi ujësjellësi nuk ka mundësi ti kryeje shpejt  riparimet për shkak se tubacionet janë dëmtuar gjatë ndërtimit të sheshit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here