Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në Facebook i është përgjigjur ftesës
për takim dhe debat televiziv Kryeministrit Rama, lidhur me gjetjen e konsensusit për reformën në drejtësi, duke thënë se është gati në çdo orë e ditë.
“Debat? Në çdo orë, në çdo ditë që të dëshirosh! Për taksat e larta, për arsimin dhe shëndetësinë në ditë të zeza, për ekonominë në agoni, për varfërimin dhe shpunësimin e shqiptarëve, për pasigurinë dhe pushtetin e bandave, për korrupsionin dhe inkriminimin e qeverisjes, e natyrisht edhe për drejtësinë, por sidomos për rrugët e daljes nga kriza, që PD i ka të hedhura në alternativën e saj për çdo fushë.
Por drejtësia, reforma kushtetuese nuk zgjidhet me akrobacira politike e as me shfaqje televizive. Kjo çështje kërkon konsensus e vullnet. Unë dhe Partia Demokratike i kemi dëshmuar të dyja këto cilësi e virtyte që ditën e parë, cilësi e virtyte që kanë muguar rëndshëm në anën tuaj.
Unë nuk besoj se ju keni ndonjë mandat për të folur në emër të SHBA e BE, këto punë nuk zgjidhen me Bilalin. Por ti ke mandatin e përgjegjësinë për t’u bërë pjesë e zgjidhjes.
Edhe një herë, cakto negociatorët, jepu plotfuqinë të negociojnë zgjidhjen.
Mos u kap pas preteksteve e alibive.
Ne kemi ofruar rolin më të gjerë e më të fuqishëm të ndërkombëtarëve në procesin e vettingut, duke ju përmbajtur Venecias.
Përgjegjësitë e tjera ju takojnë shqiptarëve dhe përfaqësuesit e tyre legjitimë duhet ta çojnë në fund e ta realizojnë reformën në drejtësi”, -shkruan Basha.