Policia franceze ka arrestuar një burrë dhe një grua, të dyshuar se kanë lidhje me sulmin terrorist që goditi Nisën në ditën e Festës Kombëtare, më 14 korrik. Me dy arrestimet e fundit, numri i të prangosurve për këtë ngjarje shkon në 7. Policia nuk dha detaje se cila ishte lidhja e tyre me autorin e masakrës, franko –tunizianin 31 vjeçar, Mohamed Lahouaej-Bouhlel. Nën drejtimin e një kamioni ai vrau 83 persona dhe plagosi mbi 100 të tjerë, më pas u vra nga policia. Sulmi i tij u mor përsipër nga ISIS.