Kjo është biseda dramatike mes Shefit të Policisë dhe ushtarëve për të hequr dorë nga “grushti ishtetit”

0
139

Shefi i policisë së Stambollit, Mustafa Caliskan gjatë përpjekjeve për organizimin e një grushti shteti ka zhvilluar një dialog në radio me ushtarët komplotistë.

Në audion e publikuar nga mediat turke, dëgjohet një dialog dramatik mes shefit të policisë dhe disa prej drejtuesve të ushtrisë që drejtonin grushtin e shtetit.

Pavarësisht thirrjeve të shefit të policisë për të hequr dorë nga përpjekjet për grusht shteti, ushtarët përgjigjen se nuk do të tërhiqen në asnjë mënyrë.

Caliskan dëgjohet duke thënë ndër të tjera: “Po të flas si vëlla, do të derdhësh gjakun e policisë turke? Miq, ne do të përmbushim detyrat e përcaktuara.”

Shefi i policisë më tej i bën thirrje ushtrisë që të mos dëgjojnë fjalët e organizatorëve të puçit. Nga ana tjetër edhe ushtria i bën thirrje policisë që të dorëzohet, por shefi i policisë së Stambollit përgjigjet prerë: “Nuk do të lëshojmë asnjë centimetër. Zoti i bekoftë të gjithë kolegët e mi!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here