Vlahutin i përgjigjet pozitivisht ftesës së Metës, Lu: diskutimet të bazohen mbi propozimin hibrid

0
147

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeparlamentarit Ilir Meta për t’iu bashkuar diskutimeve ditën e hënë për reformën në drejtësi.

Si Lu, ashtu edhe Vlahutin kanë vetëm një kusht që këto diskutime të bazohen vetëm mbi propozimin hibrid të ndihmës sekretares amerikane Victoria Nuland.

“Ambasadori Lu ka informuar Kryetarin e Parlamentit Z. Meta se e pranon ftesën e tij për t’iu bashkuar diskutimeve ditën e hënë, duke nënkuptuar se këto diskutime do bazohen mbi propozimin hibrid.

Më 10 korrik, si qeveria ashtu edhe opozita u angazhuan përpara Ambasadores Nuland se negociatat e ardhshme do të bazoheshin vetëm mbi propozimin hibrid, i cili vë në zbatim plotësisht paragrafin 88 të Komisionit të Venecias dhe ka mbështetjen e OPDAT dhe EURALIUS”, deklaron ambasada e SHBA-ve. Edhe ambasadorja Vlahutin shpreh gatishmërinë për ofrimin e pikëpamjeve të BE-së, për rolin e ndërkombëtarëve në procesin e vetingut.

Deklaratë e Delegacionit të BE-së në Shqipëri “Ambasadorja e Bashkimit Evropian e informoi Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, se BE e pranon ftesën e tij për t’iu bashkuar diskutimeve ditën e hënë, në rast se të gjitha partitë bien dakord, me mirëkuptimin se këto diskutime do të bazohen tek propozimi hibrid. Ambasadorja është e gatshme të ofrojë pikëpamjet e BE-së rreth propozimit dhe përputhshmërisë së plotë të rolit të parashikuar për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit me Opinionin e Komisionit të Venecias, si edhe me qëndrimin afatgjatë të BE-së dhe SHBA-ve se i gjithë pushteti vendimmarrës duhet të qëndrojë me autoritetet shqiptare”, deklaron Vlahutin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here