Itali/ Vidhte ushqime në super-market, procedohet në gjendje të lirë shqiptarja

0
186

Një grua me origjinë shqiptare, është denoncuar dhe po procedohet në gjendje të lirë, pasi akuzohet se ka vjedhur mallra nga një supermarket në Porto Empedocle, Itali, shkruajnë sot mediat lokale.

Evektivët zbuluan se gruaja, që përshkruhet si shumë elegante dhe e bukur, kishte marrë nga super-marketi disa shishe liker dhe ushqime të tjera.

E pyetur se si i siguroi mallrat, raportohet se ajo nuk ka ditur si të përgjigjet, duke u vënë në vështirësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here