Ka shumë përsona që kanë problem me të qëndruarin drejt të shpinës, dhe kjo për shkak të shtyl;lës kurrizore.
Por është një ushtrim mjaft I thjeshtë I cili ju ndihmon të fitoni qëndrimin drejt.
Ulni në stomak duke lëshuar ballin në tokë, pastaj mbani duart tuaja në mënyrë paralele me trupin tuaj dhe mbështetni pëllëmbët e duarve tek kofshët.
Drejtoni bërrylat dhe mbajini këmbët e bashkuara dhe kur të jeni gati filloni të ngrini lart kokën tuaj duke e lëshuar frymën njëkohësisht si dhe mos harroni të mbani duart e mbështetura për këmbe dhe pa lëvizur.
Lëshojeni frymën dhe kthejuni pozicionit të parë.
Përsëritni këtë ushtrim 10 herë dhe bëjeni të paktën 3 herë në javë për të pasur një efekt mahnitës dhe të shpejtë.