Raporti i Numbeo.com/ Shqipëria ndër vendet më ndotjen më të lartë të ajrit. Ambjentalisti: Mazhoranca trembet vetëm nga një reagim qytetar

0
177

Ambjentalisti Lavdosh Ferruni në një intervistë për gazetën Standard theksoi se “Logjikisht është e pashpjegueshme se si maxhoranca e sotme vetëm 3 vjet më parë  ka qenë kundërshtare e vendosur e importit të  plehrave të  pësoj një transformim të tillë.  Dhe duket se vetëm një reagim qytetar mund ta bej maxhorancën të tërhiqet nga ky vendim ogurzi për Shqipërinë”

 

Irini Meçe

 

 

Prej disa vitesh, Shqipëria është përfshirë në zhvillime të vrullshme urbane, gjë që është shoqëruar me një faturë jo të vogël në planin mjedisor. Rritja e konsumit, transportit, mbeturinat urbane apo inerte, derdhja e ujërave të zeza në dete e lumenj, prerja pa kriter e pyjeve, gërryerja e shtretërve të lumenjve, djegia e gomave, gërryerja e maleve, ndërtimet e pakontrolluara, etj, janë vetëm disa prej ndikimeve të ndodhura mbi mjedis. Shpesh njeriu nuk e kupton se ajo cfarë e rrethon, edhe nëse nuk mund ta shikoj ndikon drejtpërsëdrejti në cilësinë e jetës. Për rrjedhojë, ai tenton të bëhet indiferent ndaj çështjeve të mjedisit, deri në momentin që natyra reagon ashpër (përmbytje, psh). Në fakt, ndikimi negativ mbi mjedis, është një faturë që të gjitha shtetet po e paguajnë për zhvillimin. Për këtë arsye, shpesh, indikatorët e energjisë, trasportit dhe mjedisit trajtohen së bashku, pasi është pothuajse e pamundur që të mos ndikojnë te njëri-tjetri. Vetëm para pka ditësh faqja e njohur e statistikave Numbeo.com e kishte klasifikuar Shqipërinë si një nder vendet më të ndotura në botë dhe e kishte radhitur në vendin e 28 nga 108 vende që ishin marrë në shqyrtim total. 5,5 milion raste të vdekjeve të parakohshme në mbarë globin shënohen çdo vit ku shkaktari kryesor është 2.4 milionë njerëz vdesin çdo vit si rezultat i ndotjes së ajrit, ndër të cilët vetëm 1.5 milionë vdekje atribuohen ndotjes së ajrit në vende të mbyllura, që pretendohet të kenë ajër të pastër. Ky është raporti vjetor i OBSH-së, Organizata Botërore e Shëndetësisë, mbi cilësinë e ajrit në botë, ndotjen dhe pasojat e tij mbi njeriun. Fakte të tilla tronditëse e vënë botën përballë një sfide globale, siç është ndotja e mjedisit që më së shumti shkaktohet nga shtimi i dioksidit të karbonit CO2. . Ajri që ne thithim çdo ditë është i ndotur nga një përzierje substanciale, e padukshme, që shkakton kancerin në mushkëri. Krahas saj, një numër i lartë sëmundjesh lidhen drejtpërdrejt me ndotjen e ajrit, si: sëmundjet e zemrës, , sëmundjet e mushkërive, astma, pneumonia, bronkiti, alergji të frymëmarrjes, dhimbje koke, migren etj. Ne edhe pse jemi një ndër vendet më të vogla të Ballkanit, në sipërfaqe dhe numër, kemi koeficientin më të lartë të ndotjes mjedisore, dhe kjo vjen si shkak i një kaosi total gjithëpërfshirës, që na identifikon më së miri nga shumë vende të tjera të botës. Problemet kryesisht lidhen me infrastrukturën e rrugëve, ka rrugë të pashtruara pa fund, me aktivitetet ndërtimore të pakontrolluara, me rritjen e shpejtë të numrit të automjeteve gjatë këtyre viteve të fundit, me gjeneratorët me naftë dhe mbi të gjitha, nga mungesa e hapësirave të gjelbëra dhe shkatërrimi ditë pas dite i atyre ekzistuese. Pra, neqoftëse në mbarë botën përballë sfidave ekologjike po flitet dhe po konkretizohen plane mjedisore në favor të shtimit të parqeve apo hapësirave të gjelbëra, ne ende vazhdojmë të veprojmë në kah të kundërt. Jemi në një progression të zhdrejtë me natyrën, veten edhe botën sepse po vazhdojmë ende të sulmojmë natyrën, dhe qytetari shqiptar me sa duket po vazhdon të vuajë pasojat e një tranzicioni kombëtar që nuk po mbaron kurrë! Vetëm në Tiranë, çdo banor në një vit të jetës së tij thith 7 kg grimca pluhuri të dëmshme veçanërisht për mushkëritë, ndërkohë që një polic i qarkullimit rrugor apo një shitës ambulant, që kalon pjesën më të madhe të ditës nëpër rrugët e qytetit, thith 10 kg grimca pluhuri të padukshme. Dhe jo rastësisht kjo shtresë e shoqërisë njerëzore përbën numrin më të lartë të pacientëve të diagnostikuar me probleme pulmonare. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë diagnostikuar 500 njerëz me probleme të tilla në mushkëri, dhe flasim vetëm për Tiranën. Mund të merret me mend se si do ndryshonin shifrat nëqoftëse do të bënim një përfshirje në nivel kombëtar. Në Tiranë ashtu siç nis agimi, ashtu dhe ngryset dita, me nivel të lartë ndotjeje. Aq sa, Tirana mund të klasifikohet pa frikë te kryeqytetet më të ndotura në Europë.

 

Raportet e fundit flasin për klasifikimin e Shqipërisë si një ndër shtetet më të ndotura, gjë e cila përbën një gjendje alarmante. Sipas jush si paraqitet gjendja e ajrit në vendit tonë?

 

Ajri në Shqipëri, këtu kam parasysh zonat urbane, sidomos në Tiranë sipas indeksit të OBSH klasifikohet në kufijtë e rrezikshmërisë për jetën. Dhe kjo është vërtet alarmante.

 

Cilat janë sipas jush arsyet kryesore të ndotjes së ajrit?

Arsyet  kryesore të ndotjes së  ajrit janë  emisionet e gazrave të shumtë  e të  dëmshëm nga trafiku, djegja e plehrave në fushat e grumbullimit të plehrave dhe në zona te caktuara si Fier Ballsh nga industria e naftës, në Krujë, Fushë Krujë  industria e çimentos dhe në Elbasan nga Metalurgjiku. Por edhe pse këto njihen si industri ndotëse, behet shume pak per monitorimin e tyre për të respektuat standartet, që Shqipëria si vend kandidat për BE duhet ti ketë në normat e BE. Sa për plehrat është totalisht mos menaxhimi i duhur i mbetjeve, që edhe me ligj duhen të ndahen në burim, duke veçuar ato të riciklueshmet. Qeveritë në të kundërt janë marrë me importin e plehrave.

 

A ka një përgjegjës për situatën e krijuar?

Përgjegjësia për ndotjen e ajrit është se pari e vendimmarrjes qendrore, që asnjëherë nuk e ka konsideruar atë si prioritet në vend. Njësitë vendore gjithashtu nuk kanë  marrë  ndonjë inciative për zgjidhje lokale të problemit

 

Qeveria para pak kohësh futi në fuqi normat e reja të ndotjes nga automjetet. Ju si e shikoni këtë nismë?

Normat e reja të ndotjes janë  një  masë e domosdoshme. A do jetë e sukseshme apo jo varet nga vendosmëria për të zbatuar ato që janë shkruar.

 

Institucinonet përgjegjëse në lidhje me mjedisin a po e kryejnë punën si duhet në lidhje me ndotjen e ajrit?

Institucionet përgjegjëse kanë kryesisht detyrën e monitorimit, që edhe kjo është e manget, sa kohë qytetaret nuk janë të informuar çdo ditë mbi ndotjen e ajrit, që duhet të jetë e shfaqur në ekran në mes të qytetit.

 

Keni informacion mbi stacionet matëse të ajrit, a funksionojnë apo jo?

 

Ne dijeninë time stacionet masin me hope deri sa pushojnë së  bëri matje,  për shkaqe teknike te aparaturave. Por në essencë është pa përgjegjshmeri e vendimmarrjes, e cila nuk dëshiron të  përballet me faktin e hidhur që qytetarët thithin ajrin e ndotur

 

Është propozuar para disa ditësh nga mazhoranca rikthimi i importit të plehrave dhe kjo para disa vitesh kur u fol për importin e plehrave mazhoranca sot, pra opozita atehere e kundershtoi. Si e gjykoni ju këtë çështje dhe sa e rrezikshme mund të jetë import i këtyre plehrave në vendin tonë?

 

Importi i plehrave nese do te ndodhe do të sjellë ndotje të ajrit, ujit dhe tokës dhe ndotje vizive më të  madhe, krahas fitimit në kurriz të ndotjes te një grushti njerëzish.. Importi i plehrave do të  ishte vendimi me i gabuar në gjithë historinë 25 vjeçare të tranzicionit  në Shqipëri. Logjikisht është e pashpjegueshme se si maxhoranca e sotme vetëm 3 vjet më parë  ka qenë kundërshtare e vendosur e importit të  plehrave të  pësoj një transformim të tillë.  Dhe duket se vetëm një reagim qytetar mund ta bej maxhorancën të tërhiqet nga ky vendim ogurzi për Shqipërinë.

 

Shumë vende të ndryshme në botë e lejojnë importin e këtyre plehrave. Shqipëria për çfarë arsye nuk duhet tapos;i lejojë dhe në cilat kushte mund të ishim gati për të pranuar importin e plehrave?

Është e vërtetë që brenda BE ka qarkullim të plehrave, por kjo ndodh mbi bazën e parimit të  afërsisë, që  është pjese e direktivës së BEsë. Pra nëse një komunitet i Belgjikes ka me pranë një incinerator (djeges plehrash) në Francë  ai është i lejuar ti dërgoj ato në Francë, që dhe standartet i kanë  të barabarta.  Kurse në  Shqipëri  jo vetëm që nuk bëhet  fjalë për standarte të BE-së, por po ndërtohen Incenerator për të pritur plehrat e Italisë nga matan detit, të cilat do marrin “pasaportën Shqiptare”  nga kompanitë e riciklimit.

 

Në syrin e një ambjentalisti cilat janë sugjerimet për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe hapat konkretë që duhen rimarrë?

E para është kjo e fundit, ndalimi i importit të plehrave dhe  akomodimi i plehrave në landfillë duke shmangur djegjen e tyre në ambjent të  hapur. E dyta të bëhet revolucion në transportin brenda qytetit duke zëvendësuar përdorimin e makinave me biçikletat. Më pas vinë masat e tjera si normat e emesioneve,  monitorimi i zbatimit të  normave të  lejuara, informacioni sistematik i publikut. Shumë e rëndësishme është të bëhen politika që mos këtë  ngjeshje akoma më të  madhe  të popullsisë në Tiranë, gjë që është shkaktar kryesor i ndotjes së ajrit në Tiranë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here