Sa dozë xhelozie është normale?!

0
204

Të gjithë njerëzit në lidhje, edhe modelet e Victoria’s Secret, nganjëherë ndiejnë xhelozi. Nga kjo ndjenjë me siguri nuk do të lirohemi asnjëherë, por që mund të mësojmë se si t’ia dalim me të.

Ekspertët kanë këto përgjigje për këtë shqetësim:

 

E shihni se si e shikon një femër tjetër

Është instinkt natyral të shikojmë dikë që duket bukur (bëhuni të sinqertë edhe ju e bëni këtë), dhe kjo nuk do të thotë që ai dëshiron atë. Por nëse kjo sjellje vjen deri në ekstrem, dhe ai në praninë tuaj nuk ia ndan sytë, kjo është shumë e pasjellshme dhe thojini që ju pengon.

 

Shoqja e tij e re e punës duket si Kejt Mos

Duke marrë parasysh që puna është vendi ku më së shumti krijohen afera, kjo është situatë e rrezikshme. Para se të verboheni, pranojani që ndiheni jo rehat me këtë dhe shikoni se si do të reagojë. Nëse mundohet t’ju qetësojë, atëherë lidhja e tyre është vetëm platonike e nëse mundohet t’ju neglizhojë apo t’ju mbush mendjen në diçka tjetër, atëherë këtu ka rrezik.

 

Ju thotë që po del për pije me ish të dashurën

Derisa nuk ka asgjë të dyshimtë në relacionin e tyre, mundohuni të jini të qetë. Eventualisht do të mund t’i sugjeroni që në vend të pijes të shkojnë në drekë apo kafe. Mbajini sytë hapur për shenja të papritura: nuk ju ka njoftuar që me te janë ndarë me kohë, e ndjeni që ende ndjen për të apo ajo e ka treguar xhelozinë ndaj jush. Të gjitha këto shenja tregojnë se mes tyre mund të ketë diçka.

Nuk do që t’ju tregojë me cilën po komunikon me mesazhe

Ekzistojnë tre arsye pse e bën këtë: 1) Jeni e mërzitshme kur e kërkoni këtë dhe ai e bën të kundërtën. 2) Me qëllim provon t’ju nervozojë, 3) Është shumë i marrë t’i dërgojë tjetrës sms deri sa jeni bashkë. Cili do nga këto arsye të jetë, bisedoni me të dhe shikoni se ku jeni.

 

Del me shoqe të veta

Nëse i njihni dhe nganjëherë edhe ju keni dalë me to, mos u brengosni. Por nëse ndonjërës nga ato i blen dhuratë, si dhe del shpesh vetëm me të (si p.sh çdo të enjte) apo zërin e ndërron kur bisedon me të, diçka tjetër mund të jetë në mes.

Për shoqen tuaj më të mirë thotë që është e pashme

Kjo bisedë nuk është e jashtëzakonshme nëse bëhet në një bisedë të thjesht- p.sh. nëse keni folur për atë se si duket. Por nëse këtë kompliment e thotë pa qenë nevoja ose e përmend shpesh, atëherë ekziston mundësia që t’i pëlqejë…që është normale derisa nuk bën asgjë për këtë punë. Po nëse kjo ju pengon, bëni gjasme sikur edhe juve ju pëlqen një shok i tij. Kjo do t’ia mbyllë gojën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here