Kryetari i LDE Arian Galdini pershendet arritjen e konsensusit per votimin diten e neserme te Reformes ne Drejtesi. “Do te kishim dashur dashur nje debat permbajtesor dhe publik per vizionin dhe themelet se ku do te mbeshtetej kjo Reforme ne Drejtesi. Do te kishim dashur qe duke qene se preket nje numer i konsiderueshem nenesh kushtetuese, kjo Reforme te quhej Reforma per Shtetin. Do te kishim dashur qe kjo Reforme te mos transformonte vetem pjesen strukturore, njerezore dhe etike te Drejtesise ne Shqiperi por edhe natyren dhe frymen e Vendimit qe marin Gjykatat e Shqiperise. Drejtesia ne duart e Gjykatesve te ndershem eshte e garantuar, por Drejtesia e shprehur nepermjet Vendimeve eshte Drejtesi e zbatuar e prekshme dhe e vertete. Do te donim qe Reforma ne Drejtesi te kishte me pak eksperimente, modelime dhe arkitekture te komplikuar dhe me shume pergjegjshmeri shtetformuese nga shtetaret dhe politikanet tane. Do te kishim dashur qe Reforma ne Drejtesi te jete te nesermen e votimit, pikerisht ajo qe u tejpercua nga trysnia dhe debati i larte politik dhe diplomatik. Por nuk nuk eshte keshtu. Ta themi te verteten dhe te ecim perpara. E verteta na cliron te gjitheve. Reforma ne Drejtesi u shndetrua ne nje loje politike ku Kryeministri u fsheh per te mos u shfaqur ashtu i plote sikunder eshte si Kryeministri me votat e deputeteve subjekte te dekriminalizimit, si Kryeministri i deshtimeve ne te gjitha sektoret e ekonomise dhe zhvillimit social, si Kryeministri i paaftesise, mediokritetit dhe i fushave anekend vendit me kanabis. Kryeministri i Elvis Roshit dhe Shukri Xhelilit, u fsheh mbas Reformes ne Drejtesi qe te mos kuptohej as konfuzioni i tij gjeostrategjik. Ua la Reformen ne dore Partnereve Strategjike dhe u fsheh pas tyre, duke shpresuar se nderhyrja e tyre ne loje do te krijonte Palen AntiPerendim dhe Palen ProPerendim. Duke u lene ne dore Refotmen, Partnereve Strategjike, Edi Rama ne fakt u la ne dore deshtimin dhe papergjegjshmerine e tij. Besnike e dashamires ndaj Shqiperise, Partneret tane Strategjike, SHBA dhe BE, mordn persiper rolin qe duhej ta kishte Kryeministri, ndsrkohe qe vete Kryeministri u fsheh pas tyre. E si te perfshire ne fushen e lojes dhe debatit, me te drejte edhe ata u bene shpesh here edhe si debatues te forte ne kete ceshtje. Nuk e bene per Edi Ramen. E bene per Reformen ne Drejtesi. E bene per shqiptaret dhe Shqiperine. Opozita, duke mos u ndjere pale ne keto ceshtje hyri ne fushe e pakompleksuar, e qarte dhe e gatshme per te mare cdo pergjegjesi qe i takon nje Ekipi Politik te pergjegjshem dhe shteberes. Merita per kete eshte e plote e Lulzim Bashes. Lulzim Basha dhe Opozita, u ulen ne Tryezen e debatit te pergjegjshem per Reformen ne Drejtesi, si pale e pergjegjshme, pro Reformes, pro Perendimit dhe pro Shtetberjes. E gjithe rreptesia e debatit qe u perftua, izhte nje marredhenie pune mes Opozites se pergjegjshme pro Reformes dhe Partnereve Strategjike qe donin Reformen dhe Shqiperine ne rruge te sigurte Europiane. Edi Rama qe duhej te ishte ne Tryeze, nuk u be kurre pjese dhe gjithcka qe bente e kishte me nje axhende skuthnore dhe liganake, per ta propaganduar Tryezen e Punes, Opozite – Partnere Strategjike, si nje kundravendosje palesh. Ajo ka qene nje Tryeze Pune pa pale. Madje edhe kur debatet kane qene te ndezura fort, ato kane qene debate brenda te njetes Tryeze Pune. Opozita ishte ne ate Tryeze Pune. Partneret Strategjike ishin ne ate Tryeze Pune. Edi Rama nuk ishte. Edi Rama gjate gjithe procesit qendroi si hiene per te kafshuar pas shpine Tryezen e Punes. Edi Rama donte qe Tryeza e Punes per Reformen ne Drejtesi, te kthehej ne Sloganin e tij elektoral. Edi Rama nuk ishte ne Tryeze, sepse ndersa Opozita dhe Partneret Strategjike punonin e debattonin bashke pa komplekse, si pjese e te njejtit qellim dhe ekip, Edi Rama numeronte votat e 71 deputeteve kryeministrore. Edi Rama therriste nen arme te gjithe deputetet subjekte te dekriminalizimit. Edi Rama e donte Reformen si slogan elektoral por edhe si rrezuese te Ligjit te Dekriminalizimit. Nje Reforme e kaluar me 94 vota, ku peshe te rende do kishin votat e deputeteve subjekte te dekriminalizimit, do te ishte nje Reforme e cunguar, pa integritet dhe mbi te gjitha nje Reforme qe do te zhbente Ligjin e Dekriminalizimit. Kesisoj, sot kemi nje fitore te jashtezakonshme te Tryezes se Punes per Reformen ne Drejtesi Opozite – Partnere Strategjike. Fitorja i takon guximtareve dhe te pergjegjsnmeve qe u bene pjese e kesaj Ttyeze Pune, e ketij Ekipi Pune. Konsensusin nuk e dha Edi Rama. Konensusin e dhane ata qe punuan si Partnere, si nje Ekip, bashke me Opoziten, ata qe ishin ne Tryezen e Punes. Konsensusin e dhane Partneret Strategjike, SHBA dhe BE. Fitorja u takon atyre qe punuan per Reformen atyre qe ngase ishin nje pale, nje ekip, nuk nguruan as te debatojne e zemerohen me njeri – tjetrin. Sepse ekipet qe punojne bashke, edhe debatojne edhe zemerohen gjate punes, por rendesi ka ne fund qe jane nje Ekip, per te njejtin qellim. Fitorja eshte e kesaj Ttyeze sepse nuk u lejua plani diabolik i Edi Rames per te krijuar dy pale ne Shqiperi. Edi Rama per arsye elektorale dhe pushteti po demtonte rende vendin tone, duke propagamduar dy pale qe nuk ekzistonin si realitet palen Kundra Perendkmore dhd ate Pro Perendimore. Ne Shqiperi nuk ka dy pale ne kete drejtim. Te gjithe shqiptatet jane qartesisht Pro Perendimore. Fitorja e konsensusit eshte edhe fitore per Reformen ne Drejtesi si konfirmuese e Ligjit te Dekriminalizimit. Votat me konsensus te te gjitha Partive ne Kubend, bejne te panevojshme dhe te pavlefshme votat e deputeteve qe jane subjekt i dekriminalizimit. Lulzim Basha ia doli mbane qe ta fitoje konsensusin e Partnereve Strategjike, SHBA dhe BE per Reformen ne Drejtesi. Tani Lulzim Basha eshte nje hap larg per te fituar besimin e tyre dhe te shqiptareve per tu bere Kryeminister i Shqiperise.
|