Artan Fuga: Cfarë po ndodh me shtetin shqiptar???

0
185

 

E vërteta qe po ndodh me shtetin shqiptar me rastin e kësaj gjoja reformës ne gjoja drejtësi është fatkeqësisht :

përtej logoresë politike,

përtej llafollogjisë televizive,

përtej akuzave politike,

përtej dacibaove, lëvizjeve revolucionare për luftë kundër interesit personal si të viteve 60 të shekullit të kaluar, letrave solidarizuese si fshataret e dikurshme të Këmishtajt (shumë të nderura atëhere), thirrje intelektualësh në vapë që gjithë vitin heshtin, etj.

Duhet të gëlltisim tani edhe atë që na thonë se gjoja është çasti historik më i rëndësishëm i gjithë shekujve…

Tekstet e paraqitura do t’i aprovojnë si Ceçua nesër, por puna është të dihet se çfarë ndodhi, ku jemi si qytetarë, çfarë kuptimi ka kjo që ndodhi?

Ja u them nesër o shqiptarë, pas Kuvendit, se më përpara kam frikë se na fajësojnë : Ju na pengoni një drejtësi të drejtë ! – do të na thonë me sistemin e tyre të propagandës përtej xhamave të televizorit ku janë mbyllur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here