Një 33-vjeçar shqiptar, i konsideruar nga hetuesit një trafikant i rrezikshëm ndërkombëtar i drogës, në kërkim prej disa muajsh, është arrestuar në Bari, raportojnë sot medit lokale.
Ndaj shqiptarit ishte vendosur një masa e arrestit me burg nga gjykata e Barit. Gjatë operacionit të koduar “Iliria”, ku u sekuestruan më shumë se 1 ton drogë, 33-vjeçari arriti t’i shpëtonte prangave.
Ai u gjurmua pasi doli nga banesa ku jetonte. Pasi vuri re prezencën e efektivëvë, tentoi t’ia mbathë sërish, por është është vënë në pranga dhe më pas është shoqëruar për në burgun e Barit