Truri është vazhdimisht duke menduar, edhe atëherë kur nuk ka asgjë për të menduar; meditimi mund t’ju ndihmojë të pushoni së menduari.
Në vend ta mendoni diçka si një problem, mendojeni si një sfidë. Do të bëheni më të motivuar për ta kapërcyer atë.
Njerëzit mendojnë ndryshe, kur flasin në një tjetër gjuhë. Sa më shumë gjuhë që të flisni, aq më shumë në mënyrë kreative mund të mendoni.
Ekziston një term në gjuhën japoneze, për të përshkruar kontrastin mes ndjenjave dhe dëshirave të vërteta të një personi, dhe mendimeve që ai shpreh në publik. Quhet Honne dhe Tatemate.
E pandërgjegjshmja juaj mund të përpunojë informacionin shumë më shpejt se sa e ndërgjegjshmja. Ajo mund të marrë një mendim më herët, para se ju ta dini.
Vetmia bën më shumë se sa t’ju trishtojë. Njerëzit që ndihen vazhdimisht të vetmuar kanë një risk 14% më të lartë të vdekjes së parakohshme, se sa ata që nuk ndihen.
Sa më shpesh që një person shihet nga dikush, aq më i pëlqyeshëm do të bëhet ai në sytë e tij. Ky njihet si efekti i thjeshtë ekspozimit.
Mendja juaj ka aftësinë të ndjejë kur dikush po ju shikon. Kujdes kur nuk shihni askënd.
Nëse ndiheni sikur i zvarrisni gjërat, thojini vetes se do të bëni 5 minuta nga ajo detyrë. Do e gjeni veten me dëshirën për të bërë më shumë, sepse keni kapërcyer atë që quhet ankthi i zvarritjes.