Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti në aksin Korçë-Pogradec. Ngjarja ndodhi para pak minutash. Burime zyrtare pohuan se automjeti me targë KO 8229 B ka dalë nga rruga, e për pasojë janë plagosur 5 personat që udhëtonin në të. Ndërkohë, raportohet se mes të plagosurve është edhe një 11-vjeçarje, e cila fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.