Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maliqin mesditën e sotme. Një 16-vjeçar i ka dhënë fund jetës me armë zjarri në banesën e tij.
Policia e Korçës ka bërë të ditur se, rreth orës 13:00, në fshatin Podgorije të bashkisë Maliq në banesën e tij, është gjetur i vetëvrarë me armë zjarri (pushkë) adoleshenti me inicialet E. P. Menjëherë në vendngjarje, kanë mbërritur forcat e Policisë.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se motivi i kësaj ngjarje, mund të ketë qenë gjendja e rënduar psikologjike e viktimës.
Trupin e pajetë të shtetasit E. P., e ka gjetur gjyshi i tij, në një nga dhomat e banesës. Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Nga ekspertiza paraprake mjeko – ligjore, rezulton se në trupin e viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune a dëmtime të tjera, përveç atyre të shkaktuara nga vetëvrasja me armë zjarri.