“RIP Taylor Swift”! Ky është mbishkrimi bashkë me portretin e këngëtares në një mur gjigant në Melbourne, Australi. Pas përleshjes së Taylorit me Kim Kardashian dhe bashkëshortit të saj Kanye West, përmes një afresku në një nga rrugët më të njohura të qytetit është ironizuar me artisten. Piktura përmban figurën e këngëtares teksa shihet se është pikturuar shume mirë bashkë me mbishkrimin “ Me kujtim të dashur”. Poshtë veprës shkruhej: “Mos etiketoni, ju lutem, respektoni të vdekurit”.