Trajtime natyrale për alergjitë nga ushqimi

0
184

 

Alergjia nga ushqimi është një përgjigje e matshme ndaj konsumimit të një ushqimi specifik. Alergjitë ose intolerancat nga ushqimi mund të shkaktohen nga një gjendje e njohur si depërtueshmëria e zorrëve, kur proteinat dhe copëzat e ushqimit mund të kalojnë përmes zorrëve dhe të shkaktojnë inflamacion sistematik të trupit.
Intoleranca ndaj ushqimit është përgjigja e sistemit tretës të trupit ndaj një ushqimi që nuk e pranon. Janë disa lloje intolarencash ushqimore, shumica e të cilave janë ndaj glutenit dhe kazeinës (proteinës së qumështit) A1.

Laktoza është një intolerancë e zakonshme ushqimi. Pse? Shumica e produkteve të me bazë qumështin janë të pasterizuar, gjë që mund të shkatërrojë enzimën laktazë dhe kjo e bën laktozën të vështirë për t’u tretur.

Shembuj të tjerë të intolerancës ushqimore përfshijnë shtues ushqimorë, si: ngjyruesit, aromatizuesit dhe ruajtësit. Gjithashtu, sulfitet që përdoren në frutat e thatë, produktet e ambalazhuar dhe në verë mund të shkaktojnë një reaksion inflamator.

Alergjitë e ushqimt konsistojnë në një përgjigje të sistemit imunitar ndaj një ushqimi që nuk e pranon. Trupi e ndien kur një protein në një ushqim të veçantë mund të jetë e dëmshme dhe shkakton përgjigje të sistemit imunitar, duke prodhuar histaminë për të mbrojtur veten. Trupi e kujton këtë dhe kur ky ushqim hyn përsëri në trup, përgjigja e histaminës është më lehtësisht e shkaktueshme.

Nëse këto alergji ndaj ushqimeve rezistojnë atëherë mund të çojnë në gjendje autoimmune. Të ndiqni një plan ushqimor të duhur mund të ndihmojë që të kaloni alergjitë nga ushqimi brenda 6-12 muajve.

Provoni këtë trajtim natyral ndaj alergjive për t’u shëruar…

 

Lista e ushqimeve jo alergjikë

Ka disa ushqime që ka fare pak gjasë të shkaktojnë reaksion alergjik:

Perimet me gjethe jeshile: Sigurojnë minerale të rëndësishëm dhe vitamina B që përmirësojnë funksionin imun.

Variacion në dietë: Variacioni në dietë do ta parandalojë zhvillimin e alergjive ushqimore, gjithashtu merrni në konsideratë të hani ushqime sipas sezonit të tyre.

Ushqime të pasur me probiotikë: Ushqimet probiotikë e mbështesin shëndetin imun dhe mund të ndihmojnë për të riparuar veshjen e brendshme intestinale të dëmtuar.

Lëng kockash: Lëngu i kockave i bërë nga mishi i viçit dhe lëngu i pulës ndihmon për të shëruar problemet intestinale dhe rimbush zorrët me aminoacidet dhe mineralet e nevojshëm për t’u riparuar.

Qumësht gjiri për foshnjat: Kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar alergjitë ushqimore te fëmijët.

Mishi i pulës: Shumë njerëz konsumojnë produkte nga mishi i pulës si burim i mirë për proteina jo alergjike.

 

Ushqime për t’u mënjanuar

Mënjanoni ushqime që kanë efekt alergjik, si: produkte nga qumështi i lopës, vezët, gluteni, soja dhe kikirikët. Eliminimi i këtyre ushqimeve është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund intolerancës ushqimore.

Aromatizues artificialë: Mund të përkeqësojnë alergjitë ushqimore.

Sheqeri: Mund të shkaktojë rritje të baktereve të këqija dhe të rrisë intolernacën ushqimore.

Gluteni: Një ndjeshmëri ndaj glutenit mund të bëjë që të besoni se jeni alergjik ndaj disa ushqimeve edhe kur nuk jeni.

Ushqimet e paketuar: Mund të përmbajnë produkte gjenetikisht të modifikuar, si: misër, sojë, vaj kanola dhe vajra perimesh që shkaktojë alergji ushqimore.

Suplementet dhe ilaçet kryesorë për të tejkaluar alergjitë dhe intolerancat ushqimore

Enizma për tretje (sipas instruksioneve të paketimit)

Enzimat e ndihmojnë sistemin e tretjes për të shpërbërë plotësisht copat e ushqimit dhe është një ilaç vital për alergjitë ushqimore.

Probiotikët

Bakteriet e mira mund të ndihmojnë sistemin imunitar të merret në mënyrë më të favorshme me ushqimin.

MSM- Metilsulfonilmetan (1000 mg 2 herë në ditë)

Mund të mbajë alergjenët larg qarkullimit në gjak.

Vitamina B5 (500 mg 3 herë në ditë)

Vitamina B5 mbështet funksionin adrenal dhe ndihmon në kontrollin e alergjisë.

L-glutaminë (5 gramë 1-2 herë në ditë)

Mund të ndihmojë për të riparuar depërtueshmërinë e zorrëve dhe shëndetin imun.

Vajra esencialë

Vaji i mendrës mund të qetësojë traktin e tretjes dhe mund të zvogëlojë simptomat inflamatore të lidhura me alergjitë ushqimore.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here