Bisedimet për Reformën/ Manjani: ka pasur diskutime të forta dhe me tone të larta

0
181

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, njëkohësisht edhe negociatori i LSI-së, sa i përket reformës në drejtësi ka treguar orët e bisedimeve. Në studion e emisionit “Opinion” në Televizionin Klan ai tha se gjatë ditës janë zhvilluar diskutime të forta, ku nuk kanë munguar as tonet e larta.

Manjani tha se nuk ka një krisje mes koalicionit qeverisës sa i përket kësaj reforme. Sipas tij gjithë ngërçi i krijuar pas mbrëmjes së djeshme erdhi si pasojë e mos komunikimit të partive politike. Ministri i Drejtësisë tha se partia që ai përfaqëson kërkoi me ngulm arritjen e konsensusit mes palëve.

“Në gjithë dijeninë time nuk ka asnjë skenar për mocion mosbesimi. LSI ka treguar se di t’ju qëndrojë marrëveshjeve”, deklaroi Manjani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here