Manjani: Ja cfarë domethënie ka Vetingu (VIDEO)

0
244

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shjegoi domethënien e Vetingut, një procedurë e cila ka ngatërruar jo pak opinionin publik në lidhje me reformën në drejtësi.

Manjani tha se do shqyrtohet e gjithë pasuria e tyre, si dhe sjellja në raport me detyrën në tre vitet e fundit.

“Shqyrtimi i këtyre të dhënave do realizohet nga ky komisione të caktuara, bazë, është një komision bazik që do kryejë procesin e rivlerësimit, që do funksionojë si gjykatë, me trup gjykues, i cili përbëhet nga 12 persona, janë të gjithë shqiptar, mbi këtë strukturë do të jetë një mekanizëm apeli i cili funksionon pranë Gjykatës Kushtetuese, nuk është Gjykatë Kushtetuese, por është pjesë e saj. Për të kontrolluar sistemin do të jenë dy komisionerë publik të cilët janë syri dhe veshi i opinionit publik në gjithë këtë sistem, që janë po shqiptar”, tha ai.

Manjani theksoi se e gjithë kjo kakofoni ka ardhur si pasojë e mënyrës se si do zgjidhen këto komisionerët në këtë strukturë edhe tek komisioni i nevelit të parë, edhe tek apeli dhe deri tek komisionerët publik, këtu ndodhi i gjithë ngërçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here