Përfundon mbledhja e Grupit të PD, Basha: Presim përgjigje nga Rama për formulën e re

0
155

Ka rezultuar pa marrevshje, por me nje propozim te ri, takimi mes kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ambasadorëve Lu dhe Vlahutin dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Duke marrë shkas nga situata e krijuar, Basha mblodhi në orën 14:30 Grupin Parlamentar të PD-së, ndërsa pas mbylljes së takimit, burimet pranë kësaj selia pohuan pohuan se po vijojnë negociatat. Nga mbledhja e grupit, Basha ka pohuar se opozita po pret përgjigjen e kryeministrin Rama për formulën e re. Sakaq, deputeti Eduard Selami theksoi se nëse nuk ka konsensus, e gjithë fatura bie mbi ata.

“Ka dy deklarata kundër Partisë Demokratike”, tha Selami.

Ndërkohë, nuk dihet qëndrimi që do të mbajë opozita, ndërsa tre deputetë, Maljinda Brengu, Eduard Selami dhe Genc Ruli u shprehën pro votimit sot në Parlament të reformës në drejtësi. Ndërkohë, LSI ka njoftuar se nuk do të ketë mbledhje grupi, pasi kanë shprehur qëndrimin e tyre “PRO” miratimit të reformës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here