Një nënë zemërthyer në Glasgo të Skocisë, e cila ka vajtuar vdekjen e djalit në lindje për pesë vite më radhë, vetëm tani e ka kuptuar nga mjekët se, në fakt, foshnja ishte vajzë dhe jo djalë.
Stacey Lamb, ia ka vënë emrin Daniel foshnjës në gurin e varrit, si dhe ka bërë një tatuazh në krahun e vet pas vdekjes së foshnjës në mitër në javën e 20-të, shkruan Mirror.
Nëna 31 vjeçare thotë e tronditur se në vitin 2011, në kohën e lindjes, një motër në spital i ka thënë asaj se ka lindur një djalë të vdekur.
Por, këtë javë, ajo ka kërkuar t’i shohë regjistrimet mjekësore dhe ka mësuar se foshnja ishte vajzë, dhe jo djalë.