Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë arrestuan Leonard (Klaudjol) Buci, 27 vjeç, banues në kryeqytet i dënuar më parë për mbajtje të armëve të ftohta. Buci akuzohet për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”. Sipas policisë në datën 17 shtator 2014 ai i ka marrë shumën prej 10 mijë eurosh një shtetasi me iniciale B. Ç. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Home Aktualitet Kronikë Arrestohet 27-vjeçari nga Tirana, akuzohet për kanosje të një shtetasi duke i...