Eliminimi nga Liga e Europës ka sjellë edhe ndryshimin e radhës në stolin e skuadrës së Kukësit. Ashtu siç pritej, klubi ka vendosur që të largojë nga drejtimi Hasan Likën, i cili ka mbajtur postin e trajnerit për ndeshjet e Europës.
Në drejtimin e verilindorëve tani ka ardhur një tjetër emër i njohur në futbollin shqiptar, Ernest Gjoka.
46-vjeçari ka drejtuar disa skuadra në futbollin shqiptar si Apoloninë, Kamzën, Tomorin e më së fundmi Flamurtarin. Me vlonjatët ai arriti të fitonte edhe Kupën e Shqipërisë, në sezonin 2013/2014, duke mundur në finale pikërisht Kukësin.
ADVERTISING Prezantimi i trajneri të ri do të bëhet sot në orën 15:00. Ndërkaq, Hasan Lika do të vazhdojë të mbetet në organikën e Kukësit, në rolin e drejtorit teknik, të cilin e ka mbajtur edhe në sezonin e kaluar.