Pas ndryshimeve Kushtetuese, Kuvendi miratoi mbrëmjen e djeshme edhe kandidaturën e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Malaj u votua me 107 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Ish-deputeti socialist, njëkohësisht edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj, u propozua për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë nga disa deputetë të PS-së dhe do të zëvendësojë në këtë post Ermelinda Meksin, e cila ka dhënë dorëheqjen në muajin shkurt të këtij viti.
Kuvendi mbrëmjen e djeshme miratoi edhe marrëveshjen për ndërtimin e portit në Karpen. Edhe ky projekt që ka ngriur mjaft pikëpyetje mori shumicen e votave si dhe miratimin e opozitës.