Një kufomë e dekompozuar është gjetur në një tokë arë private në fshatin Kuç të Shkodrës.
Mësohet se kufoma e paidentifikuar i përket seksit mashkull dhe është me gjatë 1.70 cm.
Këto janë të dhënat e para të mjekësisë ligjore në Shkodër, ndërsa kufoma u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për ekzaminime më të mëtejshme, për të bërë të mundur identifikimin e viktimës dhe prej sa kohësh ka humbur jetën.
Nuk dihet ende nëse viktima është vrarë apo bëhet fjalë për vdekje aksidentale. Kufoma u gjet mesditën e djeshme nga pronari i tokës.