Manjani përshëndet miratimin e reformës: Tani është koha e diskutimit të ligjeve

0
167

Duke përshëndetur miratimin me konsensus të ndryshimeve kushtetuese, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaron se tani është momenti i diskutimeve për miratimin e ligjeve.

“Tani është momenti të fillojmë diskutimin për miratimin e ligjeve, në zbatim të këtyre ndryshimeve. Paralelisht duhet edhe të ndërtojmë një kalendar veprimesh ekzekutive për zhvillimin e sistemit të ri të projektuar në Kushtetutë”, ka thonë Manjani.Manjani i bën thirrje gjyqatarëve e prokurorëve që të ushtrojnë me përgjegjësi detyrën edhe gjatë kësaj periudhe tranzitire.

“Në këtë periudhë tranzicioni i kërkoj trupës gjyqësore dhe prokurorisë të jenë të fokusuar në ushtrimin me korrektësi të përgjegjësisë së tyre publike. Deri në transferimin e përgjegjësisë tek institucionet e reja që parashikohen në ndryshimet kushtetuese, puna vazhdon normalisht dhe me përgjegjësi ligjore”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here