Menaxheri i Memushajt hedh dyshime për rinovimin me Peskarën

0
167

Ledian Memushaj dëshiron të qëndrojë te Peskara, por jo me parametrat aktualë të kontratës që i ofron klubit. Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i futbollistit, Mario Xhiufredi, i cili përfaqëson edhe Elseid Hysajn. Ashtu si me mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, Xhiufredi insiston që të ketë sa më shpejt përmirësime të kushteve financiare në kontratën e mesfushorit kuqezi.

Duke parë interesimin e Bolonjës, Peskara e kishte vlerësuar 4 milionë euro kartonin e mesfushorit që mban shiritin e kapitenit, por klubi tjetër i Serisë A ishte tërhequr para kësaj kërkese. Presidenti Sebastiani më pas premtoi se do t’i rinovonte kontratën futbollistit, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, siç ka shpjeguar Xhiufredi për “Il Centro”.

“Deri tani nuk kemi gjetur asnjë akord, as për zgjatje dhe as për përmirësimin e kontratës. Nuk është një çështje tërësisht ekonomike, por edhe njerëzore. Futbollistit duhet t’i njihet merita se ka bërë një sezon të shkëlqyer. Pasi kontribuoi për ngjitjen në Serinë A, Memushaj kishte një rendiment të mirë edhe në Kampionatin Europian me kombëtaren e tij.

Duhet ta kuptoni që kontratat duhet të përmirësohen në bazë të ngjarjeve, të cilat për djaloshin kanë qenë shumë pozitive. Për këtë arsye, paga e tij duhet të jetë në të njëjtën linjë me vlerën që Peskara i ka vënë kartonit të tij”, theksoi ai.

“Lediani dëshiron të qëndrojë. E ka përsëritur shumë herë gjatë kohëve të fundit. Objektivi i tij është të sigurojë mbijetesën bashkë me shokët e tij, por nëse klubi nuk ka ndër mend të rishikojë marrëveshjen, atëherë është e drejtë që më mirë të nxirret në shitje.

Vendimi i përket vetëm presidenti Sebastiani. Ai mendon se gjërat janë në rregull kështu. Përkundrazi, kur një futbollist bën hapin cilësor, duhet marrë në konsideratë. Presim një sinjal nga Peskara që duhet të na tregojë nëse e cilëson Memushajn një element thelbësor edhe për projektin e Serisë A”, theksoi menaxheri.

Pak ditë më parë, trajneri i Peskarës, Masimo Odo, deklaroi në konferencë për shtyp se nëse një klub do të ofronte 5-6 milionë euro për Memushajn, ai do ta dërgonte personalisht futbollistin shqiptar me makinë te klubi i ri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here