Kryparlamentari Ilir Meta ka falënderuar eurodeputetin Knut Fleckenstein për mbështetjen e dhënë në funksion të miratimit të reformës në drejtësi. Në një bisedë telefonike, Meta e ka falenderuar eurodeputetin për rolin dhe mbështetjen e tyre për këtë reformë historike. “Roli juaj ishte vendimtar per konsensusin. Mirënjohje për përkushtimin tuaj. Tani kemi një perspektivë europiane të qartë”, është shprehur Meta. Me konsensus të plotë, Kuvendi miratoi draftin me ndryshimet kushtetuese për reformimin e drejtësisë.