80 të vdekur dhe 231 të plagosur është bilanci i fundit i shpërthimit kamikaz të ndodhur këtë të shtunë në kryeqytetin e Faganistanit, Kabul.
Shpërthimi ishte i përmasave të mëdha dhe ndodhi gjatë demonstratave të grupit Hazara, të cilët përbëjnë rreth 9% të popullsisë.
Zyrtarët thonë se kanë qenë të paktën 3 kamikazë të përzier me turmën gjatë tubimit. Njëri shpërtheu nga jeleku i mbushur me eksploziv, i dyti u vra nga policia, ndërsa nuk dihet fati i kamikazit të tretë.
Përgjegjësinë për këtë sulm terrorist e ka marrë grupi terrorist i Shtetit Islamik.