Policia e Pukës ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 8000 rrënjë kanabis. Lënda narkotike u gjet në masivet pyjore të Njësive Administrative Gjegjan e Qelëz.
Në Malin e Seftës në Gjegjan, blutë e Pukës kanë gjetur disa parcela më 7000 rrënjë Kanabis, ndërkohë që pranë parcelave janë gjetur prova të mjaftueshme që pritet të çojnë në zbulimin e kultivuesve.
Edhe në Qelëz pranë zonës së njohur si “Hamalla e Dedës” në fshatin Dedaj u gjetën disa parcela të tjera ku janë asgjësuar edhe 1000 rrënjë kanabis.