Në një ceremoni martesore që është zhvilluar në Derry të Irlandës, dhëndri dhe miqtë e tij kanë lënë gojëhapur mysafirët me një valle të mrekullueshme. Carlus McWilliams dhe shtatë shokët e tij nga shkolla e vallëzimit, për një kohë të gjatë nuk ishin takuar men njëritjetrin, po kishin vendosur që në këtë ceremoni ku do të ishin bashkë, të bënin diçka të veçantë. Ata e kanë mbajtur të fshehtë nga familjarët dhe të ftuarit tjerë, si dhe nga nusja Maria e cila nuk ka ditur asgjë për këtë surprizë. Ndërsa zhvillohej festa, ata kanë dalë në mes të sallës dhe kanë luajtur valle tradicionale, nën ritmet e një kënge irlandeze.
https://www.youtube.com/watch?v=clJ2VIqvMFo