Ajo është munduar disa herë të dalë thuajse perfekte para publikut, e kuruar deri ne detaj dhe super seksi. Mirëpo si gjithmonë Encën e tradhtojnë videot e fshehta që janë totalisht ndryshe nga ato që ajo vetë poston në Instagram apo Facebook.
Në videon e postuar nga faqja e njohur tashmë për demaskimin e vipave “Vipat e Bllokut”, duken pamje që Enca nuk do të donte që fansat e saj të zjarrtë t’i shihnin, e mbuluar e tëra në djersë. Megjithatë duke qenë se medalja ka dy anë, le të themi se djersa e Encës vërteton që ajo e ha bukën me djersë. Por mos u ngatërroni, jo me djersën e ballit, por të barkut.