Berisha zhvilloi takimin e lamtumirës me ambasadorin e Suedisë: Mik i çmuar i vendit tonë!

0
238
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim lamtumire me ambasadorin e Suedisë, Mat Staffansson.
Berisha ka deklaruar se ambasadori Staffansson largohet nga vendi ynë si një mik i çmuar, si përfaqësues i një vendi që ka dhënë ndihma të rëndësishme për Shqipërinë.
Më tej, ish-kryeministri ka shtuar se Suedia është një avokat i zgjerimit të BE dhe integrimit të vendeve të rajonit në BE.
“Nje takim lamtumire me ambasadorin e Suedise! Te dashur miq, keto dite pata nje takim lamtumire me ambasadorin e Suedise, te akredituar ne Tirane rezident ne Shkup, zotin Mat Staffansson ne perfundim te mandatit te tij. Ambasadori Staffansson largohet nga vendi yne si nje mik i çmuar i tij, si perfaqesues i nje vendi qe ka dhene ndihma te rendesishme per Shqiperine ne keto vite. Suedia eshte nje avokat i zgjerimit te BE dhe integrimit te vendeve te rajonit ne BE.
Ambasadori me dhe lajmin e mire se ne shtator do hapet selia e ambasades se Suedise me ambasador rezident ne Tirane.
Ne takim diskutuam per zhvillimet ne vend dhe ne rajon. Une falenderova me mirenjohje ambasadorin per te gjithe kontributin, ndihmesen e tij te çmuar ne marredheniet ndermjet dy vendeve dhe dy kombeve tona”, ka shkruar Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here