Një ngjarje tragjike ka ndodhur në repartin ku ofrohet shërbimi i hemodializës në Spitalin Amerikan në Tiranë. Dy paciente humbën jetën, dy u plagosën rëndë si dhe dy infermiere janë lënduar paraditen e sotme kur dhoma ku ofrohej shërbim për të sëmurët me hepatitin C u përfshi nga flakët rreth orës 11:00 të 25 korrikut 2016.
Policia dhe burimet në vendgjarje thanë se 2 pacientë janë konfliktuar me njëri-tjetrit dhe më pas njëri prej tyre ka hedhur benzinë në drejtim të pacientit tjetër dhe me pas i ka vënë zjarrin.
Fillimisht pati konfuzioni informacioni për viktimat. Burimet në vendngjarje thanë ndërroi jetë personi që hodhi benzinë ndaj pacientit tjetër, ndërsa orë më vonë policia konfirmoi Viktimat janë:
Sanie Sulaj , 55 vjeçe nga Mamurrasi e cila ka gjetur vdekjen si pasoje e asfiksisë
Hani Mali, 55 vjeçe, banuese në Laç. U gjet e vdekur poshtë një krevati.
Policia e Tiranës sqaroi pak orë më vonë se me nderhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit mbi autorin e dyshuar dhe të dëmtuarin të cilët janë rëndë. Dy viktimat kanë qenë në dhomën ku po merrnin shërbimin e dializës pacientët me hepatitin
Zhvillimet ore pas ore
Ora 13:50 Viktima e dyte
Policia e Tiranës konfirmon edhe një viktimë të dytë nga zjarri në Spitalin Amerikan. “Informacion shtesë lidhur me ngjarjen e ndodhur në Spitalin Amerikan. Grupi hetimor gjatë kqyrjes dhe kontrollit të vendit të ngjarjes kanë konstatuar poshtë një krevati trupin e pajetë të një pacienteje tjetër të identifikuar si shtetasja: Hani Mali, 55 vjeçe, banuese në Laç”
Ora 13: 30 Dyshohet dhe për një viktimë të dytë.
Ora 13: 20 Drejtoresha e FSKSH-së Vjollca Braho tha se janë dëmtuar qoftë dy pacientët të cilët janë konflikuar por dhe infermierët dhe personat e tjerë që ndodheshin në dhomën e vogël ku merrnin shërbimin e dializës pacientët me hepatitin C. Ajo shtoi se pacientët e dhomës ku ndodhi ngjarja janë transferuar në shërbime të tjera të spitalit dhe se po vijojnë aty trajtimin.
Ora 13: 27 Policia sqaron ngjarjen. Njoftimi zyrtar- Më datë 25.07.2016, rreth orës 11:00, tek spitali Amerikan, në SQU, në brendësi të pavionit të Hemo-Dializës, ka rënë zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet policore dhe zjarrfikset të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Shërbimet e komisariatit të Policisë nr 3 nxorrën jashtë godinës pacientët që ndodheshin brenda.
Nga veprimet paraprake te grupit hetimor i cili ndodhet në vendin e ngjarjes dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar me dashje nga pacienti i identifikuar si Lefter Cani., 57 vjeç . Dyshohet se ka lindur një konflikt midis dy shtetasve Lefter .C dhe shtetasit D.Saraçi, 47 vjeç.
Shtetasi Lefter .C pasi ka mbaruar dializen ka shkuar në dhomën e shtetasit D.S , ka nxjerrë nga qesja një bidon dhe dyshohet të ketë spërkatur me benzinë shtetasin D.S dhe me pas i ka vënë zjarrin.
Me nderhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit mbi autorin e dyshuar dhe të dëmtuarin . Shtetasi D.Saraçi ka qenë i shtruar dhe merrte mjekim dhe në të njejtën dhomë me të ka qenë duke marrë mjekim dhe pacientja Sanie Sulaj , 55 vjeçe nga Mamurrasi e cila ka gjetur vdekjen si pasoje e asfiksisë. Aktualisht shtetasi D.Saraçi ndodhet i shtruar në sallën e reaminacionit pranë spitalit Ushtarak, kurse autori i dyshuar ndodhet në spitalin American 2 . Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.