Ministri Tahiri pohoi me tone të larta nga foltorja e Kuvendit se grabitja e Rinasit mund të ishte parandaluar.
“Policia i ka kërkuar aeroportit që të marrë masa për këto lloj situatat. Në rast se ai ligj do ishte miratuar, nuk do ndodhte ajo ngjarje kriminale. Unë nuk kam parë mungesë vetëdije politike për ti bërë shërbim qytetarëve, për tu bërë bashkë me policinë, dhe kundër kriminelëve. Ndaj skam parë si kjo opozitë, por merret me mua.”,tha Tahiri.
Por menjëherë pas fjalës së Tahirit ka reaguar ashpër deputeti Flamur Noka:
‘Kush nuk merr vesh? O cërr, o cërr, ta tregoj unë ty’.
Është dashur ndërhyrja e nënkryetares së Kuvendit, Valentina Leskaj, për të qetësuar situatën, e cila i ka kujtuar Nokës masën disiplinore.