Në islam lejohet martesa me më shumë se një grua

2
1235

Poligami nënkupton një sistem martese, përmes së cilës një person e ka të lejuar që të ketë me shumë së një bashkëshorte.

Poligamia mund të jetë dy llojesh. Njëra quhet poligoni, ku një burrë marton me shumë se një grua, kurse lloji i dytë i poligamisë është poliandria, ku një grua (në të njëjtën kohë) marton me shumë se një burrë. Në Islam Poligamia e kufizuar, juridikisht është e lejuar, kurse për sa i përket Poliandrisë, ajo është rreptësisht e ndaluar. Tani të ndalemi te pyetja jonë, se përse mashkullit i lejohet të martohet me më shumë se një grua? Në asnjë libër tjetër të shenjtë (hyjnor), nuk ka mundësi që dikush të gjejë shtrëngim apo frenim kur është në pyetje num¬ri i grave, pa dallim, qoftë ai i Vedas, Ramayan, Ma¬hab¬harat, Geta, Telmudi apo Bibla. Bazuar në citatet e librave të sipërpërmendur, çdo mashkull ka të drejtë të martohet me aq gra që ai dëshiron. Vetëm me vonë, shohim se Kle¬ri¬kët Hindus dhe Kisha Krishtere kufizuan numrin e grave në një grua. Personalitete dhe Figura të shumta fetare hin¬du¬se, posedonin shumë gra. Sipas librave të tyre hyjnor sho¬him se ata e kishin të lejuar një gjë të tillë, për shembull Mbre¬ti Dashrat, babai i Rama’s, kishte me shumë se një grua. Gjithashtu edhe Krishna kishte shumë gra. Në kohët e hershme, meshkujve të krishterë, u lejohej që të martoheshin me aq gra sa ata dëshironin, kjo natyrë ma¬nifestohej pasi që Bibla nuk posedonte ndonjë kufizim apo rregull se sa gra mund të ketë mashkulli në të njëjtën kohë. Ndalimi i martesës me shumë gra, apo përkufizimi i martesës vetëm me një grua, u shfaq vetëm disa shekuj më parë, kur Kisha ndaloi një gjë të tillë, duke e kufizuar martesën me shu¬më gra, dhe duke kushtëzuar që mashkulli e ka të lejuar që të martohet vetëm me një grua. Në Hebraizëm (Jahudizëm) Poligamia është e lejuar. Si¬pas jurisprudencës së Telmudit, Abrahami (Ibrahimi) kishte tri gra, kurse Solomoni (Sulejmani) posedonte qindra gra. Ky zakon vazhdoi të praktikohej deri në kohën e Rabinit Ger¬shom bin Jehudah (960 C.E deri në 1030 C.E), i cili lëshoi një dekret për ndalimin e këtij zakoni. Komuniteti Çi¬fut Sefardik, të cilët jetonin në shtetet islame, vazhduan ta praktikonin zakonin e martesës me shumë gra gjerë në vitet e fundit, respektivisht deri në vitin 1950, kur Kryeshefi i Rabi¬nëve të Izraelit përhapi urdhrin mbi ndalimin e mar¬te¬sës më shumë se me një grua. 2. Hindusët Praktikojnë më shumë Poligaminë se Muslimanët

Sipas regjistrimeve të përgjithshme (censusit) të Indisë, në vi¬tin 1975 Hindusët kishin qenë më shumë poligam se sa mus¬limanët, d.t.th; praktika e martesës me shumë gra ishte më e madhe tek Hindusët sesa te vet muslimanët. Raporti i Këshillit për Pozitën e Gruas në Islam ‘Commit¬tee of The Status of Women in Islam’ (Komiteti i Statutit të Gruas në Islam) i publikuar në vitin 1975, në faqe 66 dhe 67 tregon se përqindja e poligamisë përgjatë viteve 1951 dhe 1961 ishte 5.06% nga ana e hindusëve, kurse vetëm 4.31% nga ana e muslimanëve. Bazuar në ligjin e Indisë për të drejtën dhe legjitimitetin e Poligamisë, vetëm muslimanët janë të lejuar të kenë më shumë se një grua. Në Shtetin e In¬disë është jo-legjitime për jomuslimanin që të ketë më shu¬më se një grua. Pavarësisht nga ndalesa (jo-legjitimiteti) e këtij fenomeni, Hindusët posedojnë gra të shumta në krahasim me muslimanët. Kohë më parë, ndalesa për sa i përket numrit të grave nuk ishte prezent as për hindusët, me një fjalë, atyre u lejohej poligamia. Vetëm në vitin 1954, kur Akti për Martesën Hinduse –Hindu Marriage Act – e bëri jo legjitim që një hindus të ketë më shumë se një grua. Ç’është e vërteta, një ndalesë e tillë vjen nga Legjislacioni In¬dian, i cili ndalon mashkullin të martoj më shumë se një grua, e jo Citatet e Shenjta Hinduse (Hindu Scriptures). Letë zbërthejmë tani arsyen se përse Islami i lejon mash¬kullit poligaminë. 4. Kurani lejon poligaminë e kufizuar Siç kam potencuar edhe më lartë, Kurani është libri i vetëm Hyjnor në sipërfaqen e Tokës, në të cilin Allahu i Madhë¬ri¬shëm thotë: “martoje vetëm një”. Në lidhje me kontekstin në fjalë vijon ajeti kuranor i kaptinës Nisa: “Nëse keni frikë se nuk bëni drejtësi ndaj jetimëve, atëherë, mar¬tohuni me ato gra që ju pëlqejnë: me dy, me tri apo me ka¬tër; e, nëse frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj të gji¬thave njësoj, atëherë mjaftohuni me një grua ose me atë që e ke¬ni në pushtetin tuaj. Në këtë mënyrë do t’i ruheni padrejtësisë më lehtë.”[3] Kufiri për Poligaminë – para zbritjes së Kuranit – nuk ish¬te i përkufizuar, thënë më mirë, martesa me shumë gra, nuk kishte ndonjë limit të caktuar, ndaj dhe shumë meshkuj kishin shënuar numër të madh të grave, prej tyre kishte që në pushtetin e tyre numëronin qindra gra. Islami erdhi duke vënë përkufizimin deri në katër gra. Islami legjitimoi mash¬kullin që të martoj dy, tri apo katër gra, mirëpo një gjë e tillë lejohet vetëm atëherë kur të plotësohet kushti i mbajtjes së drejtësisë ndaj tyre, d.t.th. mes grave tuaja që keni në pushtet të jeni të drejtë. Allahu i Plotfuqishëm, në të njëjtën kaptinë, na tregon rreth pamundësisë së mbajtjes së drej¬të¬sisë në mes tyre: “Ju nuk do të mund të silleni drejt midis grave tuaja, edhe si¬kur të dëshironi. Andaj, mos anoni krejtësisht vetëm nga një¬ra, duke e lënë tjetrën si të varur. Nëse ju i përmirësoni marrë¬dhëniet dhe ruheni nga padrejtësia, ta dini se Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.”[4] Prandaj poligamia nuk është parim, por është një për¬jash¬tim i lejuar. Shumë njerëz janë të sunduar nga keqkup¬ti¬mi se poligamia është e domosdoshme për muslimanin, d.t.th se muslimani është i detyruar që të posedoj më shumë se një grua. Më gjerësisht, Islami numëron pesë kategori të të le¬jua¬rave dhe të ndaluarave:

Me që përmendëm kategoritë, shohim se Poligamia hynë në rangun e gjërave të lejuara, por assesi të obliguara – që me¬doemos duhet aplikuar -, si rrjedhojë, nuk mund të thu¬het e as të pretendohet se ai i cili posedon dy, tri, apo katër gra është musliman më i mirë se ai i cili ka vetëm një grua. 5. Jeta mesatare e grave është më e madhe se ajo e burrave Nga natyrshmëria meshkujt dhe femrat janë të lindura përafërsisht me një proporcion të njëjtë. Foshnja e gjinisë fe¬mërore posedon më shumë imunitet se ajo e gjinisë mash¬¬kullore. Foshnja femër është në gjendje t’i luftoj mik¬ro¬bet dhe sëmundjet tjera shumë më mirë se sa foshnja mash¬kull. Për këtë shkak, përgjatë moshës së pediatrisë, gjejmë se vdekja merr më shumë foshnje të gjinisë mashku-llo¬re sesa ato të gjinisë femërore.  Gjithashtu, përgjatë luftërave, gjejmë se numri i mesh¬kuj¬ve të vrarë në luftë është më i lartë sesa ai i femrave. Po ashtu, numër shumë më të madh të mbytjeve, si rezultat i aksi¬denteve dhe sëmundjeve, shënojnë meshkujt sesa fem¬rat, prandaj si rrjedhojë jeta mesatare e femrave është më e madhe se ajo e meshkujve dhe secili nga ne është në gjendje të gjej dhe të konstatoj se numri i të vejave është më i

lartë sesa numri i vejanëve. 6. India posedon më shumë meshkuj sesa femra për shkak të mbytjeve me qëllim të foshnjave femra India është një nga ato shtete të rralla që së bashku me disa shtete fqinje, numëron një sasi më të vogël të femrave sesa të meshkujve. Arsyeja është numri i lartë i mbytjeve të fem¬rave në Indi. E vërteta është se në këtë shtet më shumë se një milion fetuse abortohen për çdo vit, kjo ndodh vetëm atëherë kur vërtetohet se fetusi i përket gjinisë femërore. Po që se kjo praktikë djallëzore ndalohet, padyshim se edhe In¬dia gjithashtu do të ketë më shumë femra sesa meshkuj.

7. Numri i femrave në botë është më i madh se ai i meshkujve Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për nga numri i po¬pullsisë gratë ua kalojnë burrave me 7.8 milion.

Vetëm Nju Jorku ka një milion femra me shumë krahasuar me numrin e meshkujve, dhe ç’është e vërteta, një e treta e popullatës se meshkujve të Nju Jorkut (New York) e përbëjnë ho¬mo¬seksualët d.m.th njerëzit e devijuar seksualisht. SHBA-të në tërësi numërojnë më shumë se njëzet e pesë milion homo-seksual, kjo nënkupton faktin se këto krijesa nuk shprehin dëshirë të martohen me femra. Numri i vajzave në Bri¬ta¬ni¬në e Madhe ia kalon numrit të meshkujve me shifër prej ka¬tër milion. Gjermania kap shifrën në pesë milion femra me shumë se sa meshkuj. Rusia ka nëntë milion femra me shumë se sa meshkuj. Vetëm Krijuesi është në dijeni rreth numrit me të madh të femrave në tërë botën.

8. Kufizimi i lirisë, se çdo mashkull duhet të ketë vetëm një grua, nuk është gjë praktike

Edhe po që se çdo njeri marton një grua, përsëri aty do gjej¬më më shumë se tridhjetë milion femra në Shtetet e Bash¬kuara të Amerikës, të cilat nuk do jenë në gjendje të mar¬tohen, duke pasur parasysh se Amerika ka një numër të madh homoseksualësh të cilët numërojnë 25 milion. Nëse një rregull i tillë praktikohet, atëherë do të vërejmë se në Angli do ketë më shumë se pesë milion vajza, në Gjer¬mani pesë milion dhe në Rusi nëntë milion femra, të cilat nuk do jenë në gjendje të martohen. Të supozojmë se mot¬ra ime është një nga ato gratë e pamartuara e cila jeton në SHBA, apo ta zëmë që motra jote ka shansin të jetë njëra ndër gratë e pamartuara në Amerikë. Dy opsionet e mbe¬tura për të janë; ose të martohet me një burrë i cili ka një grua tjetër ose të bëhet ‘pronë publike’. Zgjedhje tjetër nuk ka. Të gjithë ata të cilët janë të përmbajtur dhe modest, do zgje¬dhin opsionin e parë, respektivisht të martohen për bu¬rra të martuar. Shumica e grave nuk do të dëshironin që një grua tjetër të ketë hise në bashkëshortin e saj. Mirëpo në fe¬në islame, po që se rrethanat e shohin të domosdoshme dhe të pashmangshme që gruaja muslimane për shkak të be¬simit mund të humb një gjë të thjesht personale në mënyrë që të parandaloj një humbje më të madhe duke lejuar mot¬rat tjera muslimane të shndërrohen në ‘prona publike’.

9. Të martohesh me një burrë të martuar është më e dobishme sesa të bëhesh ‘pronë shoqërore’

Në shoqërinë perëndimore është e zakonshme që mash¬ku¬lli/burri të posedoj dashnore apo të ketë lidhje të shumta jashtë-martesore, gjë kjo e cila gruan e shpie drejt një jete të pambrojtur dhe të turpshme. Sido që të jetë, është po e njëj¬ta shoqëri, e cila nuk mund të pranoj që një burrë të martoj më shumë se një grua, ku gratë, në një ambient të tillë do ishin në gjendje të ruanin nderin dhe pozitën e tyre të lartë dhe dinjitoze në shoqëri dhe të bënin një jetë të mbroj¬tur. Kështu që një grua që nuk mund të martohet (për shkak të numrit të vogël të meshkujve) ka dy opsione të vetme pra nga ajo kërkohet që ta martoj një burrë të mar¬¬tuar ose të bë-het pronë publike/involvohet në pros¬titu¬cion. Islami pre¬feron që gruas t’i dhuroj statusin e respek¬tuar duke i lejuar asaj opsionin e parë dhe duke ndaluar të dytin. Ekzistojnë edhe shumë shkaqe dhe arsye tjera përse Isla¬mi ka legjiti¬muar poligaminë e kufizuar, mirëpo legjiti¬mi¬teti kryesisht sy¬non ruajtjen dhe mbrojtjen e modestisë së gruas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here