Tentuan të vjedhin me dhunë një automjet, kapen autorët

0
161

Policia e Shkodrës ka arrestuar Elis Lekndreaj, 22-vjeç dhe K.L, 17 vjeç, të dy banues në lagjen ‘’Mark Lula’’ në Shkodër. Ata janë kapur pasi kanë kanosur e tentuar të vjedhin me dhunë automjetin tip Ford të N.N, 20 vjeç, banor i së njëjtës lagje me ta.

Përveç dy personave të arrestuar policia ka shpallur në kërkim 20-vjeçarin F.M, banues në lagjen ‘’Ndoc Mazi’’, Shkodër. Të tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur Pulaj-Plazh, kanë kanosur dhe tentuar të vjedhin automjetin. Policia e këtij qyteti ka dorëzuar në prokurori materialet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here