Një ngjarje tragjike ndodhi ditën e djeshme në repartin e Hemodializës te Spitali Amerikan, ku pas një zjarrvënie të qëllimshme humbën jetën 2 pacientë dhe ndërroi jetë ditën e sotme edhe personi që ndezi zjarrin.
Sot, është publikuar edhe video nga momenti kur autori i tragjedisë, Lefter Canaj, pacient në Spitalin Amerikan i hedh benzinë dhe i vë flakën pacientit tjetër, Dashamir Saraçi.
Një video e publikuar nga portali Newsboomb.al shihet qartë edhe çasti tragjik kur e gjitha dhoma përfshihet në flakë.
Mësohet se më herët mes dy pacientëve ka pasur një konflikt dhe shkak dyshohet të ketë qenë radha për marrjen e shërbimit të Hemodializës.
https://youtu.be/wcQ3jS11GRc