Eurodeputeti Fleckenstein mbledh bashkë në një tryezë PD, PS dhe LSI

0
168

Zyra e shtypit e Kryetari të Kuvendit bën me dije se Ilir Meta zhvilloi një drekë pune në SHBA me Eurodeputetin Knut Fleckenstein.

Sipas raportimit gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të pjesëmarrjes në Konventën e Partisë Demokratike Amerikane që po zhvillohet këtë javë në Filadelfia, Kryetari i Kuvendit  Ilir Meta zhvilloi një drekë pune me Eurodeputetin Knut Fleckenstein.

Ajo që bie në sy  është se të pranishëm ishin dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha si dhe deputetët e Partisë Socialiste, Pandeli Majko dhe znj. Olta Xhaçka. Kjo pjesë është serviru jo më kot nga zyra e shtypit e Kuvendit si për të konfirmuar që roli pajtimtar i Ilir Metës nuk ka të ndaluar.

Fakti është konfirmuar edhe nga eurodeputeti Fleckenstein i cili është shprehur për mediat se:

“Unë do të doja të falenderoja Kryetarin e Kuvendit Meta për ftesën. Ne patëm një drekë të këndshme së bashku edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike Basha si edhe me përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste. Pas betejës tonë të përbashkët për reformën në drejtësi, gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim, jo ne, por ata do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për respektimin e ligjeve. U uroj atyre dhe të gjithëve ju shumë fat” theksoi eurodeputeti Fleckenstein”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here