Kërkohej në gjithë Europën, arrestohet 51-vjeçari nga Durrësi

0
182

Një 51-vjeçar nga qyteti i Durrësit është arrestuar nga policia italiane pasi ai kërkohej  që nga 2012 nga drejtësia italiane dhe shqiptare.

Në pranga ka rënë shtetasi Altin Tola, 51 vjeç nga qyteti i Durrësit.

Ndaj tij rëndon dënimi me 20 vite e 15 ditë burg me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitet mafioz, trafik ndërkombëtar armësh, prodhim e trafikim lëndësh narkotike e krime të ndryshme të kryera në qytetin e Milanos dhe në Tiranë.

Altin Tola në momentin e ndalimit nga policia italiane ishte fshehur në një nga banjot e lokalit, ku po ushtrohej kontroll i forcave të rendit duke deklaruar identitet të rremë.

Në banesën ku jetonte shqiptari Policia italiane ka gjetur pasaportën e babait të tij, fakt që ka çuar në zbulimin e identitetit të vërtetë të shqiptarit.

Policia italiane informon se po heton mbi personat që kanë ndihmuar në strehimin e fshehjen që prej 2012 të shqiptarit të dënuar me mbi 20 vjet burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here