Ndërron jetë i riu që u përplas nga ish-truproja e Gruevskit

0
182

Ka ndërruar jetë djaloshi i cili me motorin e tij të llojit “Honda” mbrëmë kishte pësuar aksident trafiku në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke u përplasur me një veturë të llojit “BMW”, transmeton ‘Telegrafi Maqedoni.

Sipas portalit Skopje.info, edhe përkundër përpjekjeve që kanë bërë mjekët, djaloshi 22 vjeçar me iniciale S.A. nuk pamundur tu përballojë lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë.Sipas të dhënave të policisë, aksidenti ka ndodhur 40 minuta pas mesnate në rrugën “Boris Trajkovski”. Fillimisht mediat maqedonase, e pastaj edhe ato në gjuhën shqipe kanë informuar se drejtues i automjetit me të cilin është përplasur djaloshi tashmë i ndjerë, ka qenë ish truproja e Nikolla Gruevskit, Dejan Mitrovski-Urko. Ky informacion përputhet edhe me informacionin e policisë, ku thuhet se BMW-ja është drejtuar nga personi D.M. 43 vjeçar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here