Pak minuta pasi kryeministri Rama i thuri lavde policisë së shtetit dhe ministrit Tahiri që kishte dhënë kontribut të madh në transformimin e forcave të rendit, mbërrin një denoncim nga qytetarët për sjelljen brutale të uniformave blu. Në videon e mëposhtme shihet se si e tërheqin policët zvarrë një të moshuar, i cili nuk pranon që t’i prishet banesa. Ngjarja ndodh në Tiranë. Qytetarit i kanë kërkuar të dalë nga shtëpia, pasi ajo do të shembet, për t’i hapur rrugë ndërtimit të një rruge.